Monday, November 25, 2024
HomeLajmeDeputetja britanike Kearns: Gabim që SHBA dhe BE sulmojnë Kosovën dhe nuk...

Deputetja britanike Kearns: Gabim që SHBA dhe BE sulmojnë Kosovën dhe nuk e kritikojnë milicinë e armatosur të Beogradit

Deputetja konservatore në Parlamentin britanik, Alicia Kearns ka folur për krizën në veri të Kosovs në dhomën e Ulët të Parlamentit. Ajo ka bërë thirrje që të adresohet me urgjencë kriza në veri të Kosovës dhe ka kërkuar përgjigje nga qeveria britanike për presionin e tepruar të aleatëve ndaj Kosovës.

Ajo e ka quajtur inteferim të jashtëm, nga Serbia, bojkotin e zgjedhjeve lokale në Kosovë për katër komunat veriore.

“Javën e kaluar, kryetarët e zgjedhur kërkuar që të ushtrojnë rolet e tyre, jo në mënyrë të dhunshme, dhe u bë e dhunshme për shkak dhunës së orkestruar te zyrat e kryetarëve”, ka thënë ajo.

“Po që se forcat armiqësore ta merrnin në kontroll një zyrë kryetari në Britani të Madhe, ne nuk do të thonim, epo mirë shko dhe puno nga shtëpia, ne do të thonim që kjo është një përpjekje për ta ngulfatur demokracinë”, ka vazhduar Kearns në fjalimin e saj.

Ajo ka përmendur edhe dhunën ndaj KFOR-it, siç është shprehur ajo, nga “milicë të armatosur” të financuar nga Beogradi.

“Kishte koktej molotovi, kishte të shtëna armësh ndaj tyre. Kishte zjarrvënie mbi makinat e Policisë”, ka deklaruar deputetja.

Ajo ka kërkuar përgjigje nga kolegët e saj qeveritarë për kritikat e pabalancuara ndaj Kosovës për zhvillimet në veri. Ajo, madje, reagimet e aleatëve perëndimorë ndaj Kosovës i ka quajtur “sulme”.

“Pra, a mund ta pyes mikun tim të nderuar, pse kishte një përgjigje kaq joproporcionale dhe të pabalancuar nga aleatët tanë?”, ka vazhduar Kearns.

“Është gabim që SHBA-ja dhe BE-ja zgjedhin që ta sulmojnë Kosovën pa kritikë ndaj milicisë së armatosur, e cila e krijoi situatën”, ka thënë deputetja.

Ajo, tutje, ka pyetur se çfarë masash po merren ndaj Beogradit për krizën.

“E dyta, çfarë kundërmasash po merren ndaj Beogradit? Sepse në këtë moment, duket se diplomacia parandaluese ka dështuar. Si dallon diplomacia jonë nga ajo e SHBA-së dhe BE-së? Sepse jemi shumë të qetë në atë që po ndodh tani”, ka vazhduar Kearns.

Ajo, gjithashtu ka pyetur nëse po mbështeten serbët lokalë të Kosovës. Ajo ka thënë se ata mund të marrin pjesë në demokraci, pa interferime të jashtme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments