Deputeti dhe politikani serb Millosh Parandiloviq ka zbuluar se për çka është thelëmuar Lista Serbe dhe si i shërben regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Duke komentuar bisedën e deputetes Mimoza Kusari-Lila me zyrtarin e lartë të Listës Serbe, Slavko Simiq, ai ka thënë as Vuçiq e as qeveria serbe nuk është e interesuar për serbët e Kosovës.“Lista serbe është formuar për të shkatërruar strukturën kombëtare serbe në Kosovë dhe për të krijuar disa serbë privatë që do të jenë të përshtatshëm për regjimin në Beograd dhe përmes të cilëve regjimi i Vuçiqit në Beograd do të ushtrojë disa ndikime dhe interesa në politikën e Kosovës. Ata nuk janë të interesuar për njerëzit atje poshtë. Qeveria serbe, Aleksandar Vuçiq dhe qeveria e tij nuk janë të interesuar për popullin serb në Kosovë”, u përgjigj Parandiloviq.