Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaDeputeti i VV-së insiston se UÇK ka pasur arkiva, i del në...

Deputeti i VV-së insiston se UÇK ka pasur arkiva, i del në mbrojtje Bislimit për hapjen e tyre

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli është munduar t’i dalë në mbrojtje zv/kryeministrit Besnik Bislimi në lidhje me arkivat e UÇK-së dhe faktin e ekzistencës apo jo tyre.

Dugolli madje ka shkruajtur se është i paditur ai që thotë se UÇK s’ka pasur diçka të tillë, shkruan lajmi.net.

“Dhe kur i sheh disa politikan opozitar që sekelldisen deri në absurditet, kur thonë se UÇK-ja nuk ka pas arkiva, vërtetë mbetesh pa fjalë nga padituria e tyre”, ka shkruajtur ai.

Madje ai thotë se në këtë mes Kosova nuk ka çfarë të fsheh.

Tutje, Dugolli i ka dalë në mbrojtje Besnik Bislimit duke thënë se sulmi ndaj tij është politik dhe s’ka të bëj asgjë me përmbajtjen.

Postimi i plotë:

Kuptimi i fjalës arkiv

(• arkív,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -a(t) institucion që grumbullon, ruan, sistemon e boton dokumente me vlerë historike; tërësia e dokumenteve me vlerë të veçantë për veprimtarinë e një institucioni, të një organizate a të një njeriu: Arkivi Qendror i Shtetit; arkivi i Institutit të Historisë.)

Dhe kur i sheh disa politikan opozitar që sekelldisen deri në absurditet, kur thonë se UÇK-ja nuk ka pas arkiva, vërtetë mbetesh pa fjalë nga padituria e tyre.

E kaluara jonë është arkiv dhe nuk kemi pse ta mohojmë e as pse ta fshehim. Kur flitet për arkivat (duke përfshi edhe ngjarjet e luftës), nëse Serbia i sheh me dyshime e dredhi, pse ne kemi nevojë t’i paragjykojmë. Ne nuk kemi çka të fshehim dhe nuk po fshehim asgjë, sepse lufta jonë ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.

Serbia ka qenë opupatore dhe ka bërë gjenocid mbi shqiptarët. Arkivat e tyre (nëse i hapin dhe nëse nuk i kanë zhdukur) do ta dëshmojnë një fakt të tillë.

Arkivat tona do ta dëshmojnë fytyrën e vërtetë të shtetit gjenocidar serb. Bëjnë mirë ndërmjetësit e BE-së të vizitojnë Arkiven Shtetërore të Kosovës dhe arkivat e Serbisë dhe të binden me të vërtetën.

Ndërsa sulmi që po i bëhet zv. Kryeministrit Bislimi është politik dhe nuk ka të bëjë aspak me pretendimet e rrejshme të opozitës. Është zotësi negocimi me detyru Serbinë me hapë arkivat në lidhje me informatat për të zhdukurit. Çdo informatë për personat e zhdukur, është e mirëseardhur.

Serbia duhet të shqetësohet për hapjen e arkivave, jo ne.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments