Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka reaguar për rastin e dhunës së Aurona Pelajt, infermiere që e ka sulmuar një grua të moshuar.
Ai ka thënë se “pos burgut infermierëve duhet me ia marrë edhe fytyrën”.
Madje deputeti infermierët i ka quajtur “krijesa në formë njëri.
“Qe moti kohë nuk kam parë video që më ka ngjallur neveri e dhimbje sa kjo ku rrahet një e moshuar në Pejë. I shqetësuar tej mase se si me këtë krim qeshej, dhe i njëjti xhirohej. Shumë kriminelë me një vend. Me ushtru dhunë mbi një të moshuar, tregon sa i ligë dhe i poshtër je. Përveç burgut, duhet me ua marrë fytyrën këtyre krijesave të quajtura njeri”, ka shkruar Agusholli në Facebook.
Deri më tani tri infermiere janë arrestuar në lidhje me rastin.