Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka folur për vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Ai ka thënë se është çështje e qeverisë se kur e vendosin reciprocitetin.
Këtë deklaratë Rexhaj e ka dhënë në Kanal 10 kur i janë përmendur deklaratat e kryeministrit Kurti kur ka thënë se reciprociteti është çështje ditësh e jo muajsh.
“Ne e kemi thënë një gjë reciprociteti është vlerë. Për këtë çështje kemi ra prej Qeverisë. Ne kur e vendosim reciprocitetin është çështja jona. Javët që po i përmendi mund të jenë muaj, edhe ditët janë muaj”, tha ai