Deputeti i CDU-së në Gjermani, Knut Abraham, ka mbajtur sot një fjalim të zjarrtë në favor të pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Abraham i kërkoi Qeverisë Federale të Gjermanisë që ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Ai e cilësoi “hap të rëndësishëm” dhe të duhur vendimin e Qeverisë së Kosovës për përgatitjen e një draft-statuti të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese në fund të këtij muaji.
“Nuk e di pse skeptikët në Kancelari nuk e kuptojnë se kjo është një mundësi vërtet historike”, tha ai.
Abraham ka përmendur një takim të ri të Komitetit të Ministrave që do të mbahet në qershor, duke thënë se do të ishte një ide e mirë nëse do të adresohej kjo çështje në këtë takim special.