Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaDeputeti gjerman e pyet qeverinë e tij për anëtarësimin e Kosovës në...

Deputeti gjerman e pyet qeverinë e tij për anëtarësimin e Kosovës në KE, kjo është përgjigjja

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, në muajin prill i ka drejtuar pyetje Qeverisë Gjermane lidhur me synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Abraham ka publikuar përgjigjen që ka marrë nga Qeveria Gjermane, dhe thotë se fjalët nga kancelaria janë shumë premtuese, meqë Qeveria e Scholz ka premtuar përkrahje.

“Qeveria Federale Gjermanisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Është e rëndësishme të qëndrojmë në koordinim të ngushtë me partnerët tonë në BE dhe në Këshill të Evropës”, thuhet në përgjigjen që Qeveria gjermane i ka kthyer deputetit Abraham.

Pas kësaj përgjigje, Abraham ka thënë se tashmë Gjermania duhet të mbështesë në mënyrë proaktive aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Përgjigja e qeverisë gjermane në pyetjen time rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është shumë inkurajuese. Tani Gjermania duhet të mbështesë në mënyrë proaktive aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Politikanët evropianë nga fraksione të ndryshme e mbështesin këtë”, ka thënë Abraham teksa e ka etiketuar edhe deputetin tjetër gjerman, Frank Schwabe.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments