Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaDeputeti Dreshaj: Kurti e ka në dorë draft – propozimin për Asociacionin

Deputeti Dreshaj: Kurti e ka në dorë draft – propozimin për Asociacionin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, supozon që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka në tavolinë tashmë draft-propozimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për përmbajtjen e planit “misterioz” që iu dorëzua kreut të ekzekutivit, Dreshaj ka thënë se vizita e pesëshes në Kosovë ishte më e rëndësishmja deri më tani.

Në këtë takim sipas tij, mund të jetë diskutuar edhe për limite kohore se kur duhet të lëvizin gjërat.

“Kurti veç e ka në dorë draft propozimin për Asociacion. Një pesëshe e tillë që e përfaqëson QUINT-in, të vijnë dhe të kthehen me duar në xhepa është pak e pritshme, mendoj që Kurti e ka në dorë nëse jo formën finale, draft-propozimin e ka në dorë. Karakteristikë e kësaj qeverie është mosplasimi i informatave në opinion. Ne nuk kemi ndonjë informatë lidhur me ecurinë e debatit, ofertën dhe kërkesën që e bëri pesëshja botërore në Prishtinë. Ishte një nga vizitat më të rëndësishme që ka pasur Kosova deri më tani. Mendoj që aty është biseduar edhe për afate, limite kohore kur duhet të lëvizin gjërat”, tha ai.

Reklama

Dreshaj thekson se dinamika duhet të ndërrojë dhe secila palë duhet të marrë obligimet e veta për të cilat është zotuar.

“Është një terr informativ në raport me procedurën. Kjo qeverisje po shkel nëpër minat e veta që i ka vendosur më herët dhe për këtë arsye po frikësohet që të ndërmarrë hapa që ka mundësi eventuale që t’i kundërvihen. AAK në këtë aspekt është e qartë, Asociacioni është një e keqe e trashëguar e cila do të implementohet por duhet të implementohet në formën sa më pak të dëmshme, përndryshe nëse cenohen funksionaliteti i shtetit, tërësia territoriale, legjislacionin, AAK nuk është për atë pajtesë. Kosova është produkt i SHBA-ve. Në histori SHBA-të e kanë ruajtur, kultivuar dhe promovuar. Ofertat që na ofrojnë HSBA-të duhet të analizohen me kujdes sepse nuk bëjnë oferta dosido. Qeveria jonë i ka ikur mbështetjes amerikane, dhe ky është gabimi. Kurti është pak më dinak se sa të gjithë që kanë qenë deri më sot”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments