Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaDeputetët kërkojnë hetimin e rastit të romëve që nuk janë shërbyer në...

Deputetët kërkojnë hetimin e rastit të romëve që nuk janë shërbyer në një lokali në Gjakovë

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, nëpërmjet një reagimi ka dënuar rastin e diskriminimit ndaj qytetarëve të komuniteteve joshumicë, të cilët nuk janë shërbyer brenda një lokali në Gjakovë.

 

“Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, e dënon rastin e diskriminimit ndaj qytetarëve të komuniteteve joshumicë, të cilët nuk janë shërbyer brenda një lokali në Gjakovë. Ky rast është denoncuar dje nga ministri Elbert Krasniqi dhe ne duam t’i bashkohemi atij shqetësimi, tashmë publik. Qytetarët e Kosovës janë të barabartë sipas Kushtetutës dhe sipas të gjitha ligjeve në fuqi. Në këtë drejtim, ata të cilët nuk i respektojnë këto ligje, janë problemi i shoqërisë sonë në Republikën e Kosovës, e assesi komunitet joshumicë. Si deputetë të Kuvendit të Kosovës jemi të shqetësuar dhe kërkojmë nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të merren me hetimin dhe trajtimin meritor nga organet kompetente. Po ashtu, gjithçka rreth këtij rasti të bëhet publike, në mënyrë që të shërbejë si shembull që raste të ngjashme të mos përsëriten më, asnjëherë në shoqërinë tonë. Kapitulli 2 i Kushtetutës, flet për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, kurse Ligji nr. 05/L-021 për Mbrojtje nga Diskriminimi, mbron të gjithë qytetarët e Republikës, pa dallim. Por jo vetëm kjo, baza e çdo ligji është barazia. Ky është emëruesi ynë i përbashkët”, thuhet në reagimin e komisionit nga kryetarja Duda Balje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments