Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës janë bërë bashkë në Golem të Shqipërisë këtë fundjavë.
Reporteri ka siguruar fotografi nga atje, teksa shihen lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, U.D i kreut të PDK-së, Enver Hoxhaj, deputetët Agim Veliu, Besian Mustafa, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ish-ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku e shumë figura tjera të njohura të politikës kosovare, në inaugurimin e një resorti luksoz në bregdet.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni është edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini.
PDK, LDK dhe AAK mbeten partitë opozitare në Kuvend, derisa Nisma dhe PSD mbesin parti opozitare jashtë Kuvendit.



