Boksieri amerikan shfaqi një luftë të madhe në peshat e rënda në T-Mobile Arena të shtunën në mbrëmje, megjithëse ajo përfundoi kur britaniku e rrëzoi atë në raundin e 11-të.

Të dy u rrëzuan në ring, me Wilderin që ra në të tretin para se t’i bënte të njëjtën gjë Furyt në raundin e katërt dhe atë dy herë.

Megjithatë, ashtu siç dukej se qasja e shpejtë po fillonte të ndryshonte, Fury rimori kontrollin nga e pesta e tutje – dhe ai kurrë nuk shikoi prapa.

Një Wilder që tentoi t’u rezistonte grushteve të Gypsy King u shpartallua në raundin e 11-të, duke mos arritur ta rikthente edhe një herë titullin WBC.

Pas shfaqjes, amerikani u dërguar në një spital lokal dhe gjendja e tij nuk dukej edhe aq e mirë.