Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në gjithë vendin ka shqiptuar 4237 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.
Ndërsa për 48 orët e fundit janë shqiptuar gjithsej 8500 gjoba trafiku.
Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1376 tiketa trafiku.


Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 23 aksidente trafiku me të lënduar dhe 30 me dëme materiale.