Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar sot një person, në Komunën e Suharekës, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit’’ nga neni 214 i KPRK-së.
Zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka jep detaje lidhur me arrestimin e tij.
“Një person ndalohet në Suharekë në kordinim me prokurorin e shtetit për pengim në procesin zgjedhor. Qytetari ka rezistuar që t’i nënshtrohet procedurave zgjedhore, ka dëmtuar aparatin e duarve, pastaj me anëtarin e KQZ-së është fjalosur. Me urdhër të Prokurorit i njëjti ndalohet për 48 orë”, ka thënë Gashi.
Veseli bëri të ditur se nuk ka pasur raste të tjera në rajonin e Prizrenit, dhe se gjithcka është duke shkuar sipas planit operativ.