Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaDemokraci Plus: Komuna e Gjakovës lejon kurdisjen e tenderit

Demokraci Plus: Komuna e Gjakovës lejon kurdisjen e tenderit

Demokraci Plus ka analizuar tenderin e shpallur nga Komuna e Gjakovës për Ndërtimin dhe sanimin e rrugëve me kubëza betoni.

 

Komuna fillimisht shpalli fitues grupin e kompanive Udha SHPK & Fidani-Beton SHPK me çmim 575,474.55 euro. Para nënshkrimit të kontratës, konsorciumi është ftuar që të dorëzojë dëshmi se nuk është në vonesë të pagesës së taksave; nuk është në vonesë në pagesë të tatimit në pronë; nuk ka qenë i falimentuar dhe të dorëzojë sigurimin e tenderit në formën origjinale.

Konsorciumi ka dështuar të dorëzojë këto dëshmi në afatin të dhënë nga komuna (afat prej  5 ditësh). Sipas Ligjit për Prokurim Publik (LPP), nëse kompania e rekomanduar për kontratë nuk plotëson kërkesat më lartë, vazhdohet me kompaninë e dytë që është e përgjegjshme. Sipas LPP Komuna e Gjakovë është dashur të bëjë bërë kërkesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit që kompania UDHA SH.P.K dhe Fidanit Beton SH.P.K të diskualifikohen deri një vit dhe të konfiskohet siguria e tenderit. Komuna nuk ka bërë kërkesë të tillë dhe ka lejuar që tenderi të kurdiset për një çmim më të lartë.

Komuna vazhdoi me ofertuesin e dytë të përgjegjshëm NTP Fidani-L. Kjo kompani fitoi kontratën me çmim 626,653.15 euro. Dallimi në çmim me kompaninë e parë është 51,178.60 euro. Mirëpo, të dy kompanitë Fidani-Beton SHPK dhe NTP Fidani-L sipas të dhënave nga Agjencia për Regjistrim të Biznesit në Kosovë (ARBK) kanë adresë të njëjtë. Kontratat e punëtorëve për dy kompanitë janë nënshkruar nga Durim Beqiraj në cilësinë e Menaxherit. Po ashtu, në faqen e Fidani Beton në Facebook, uebfaqja e saj është www.fidanil.com. Pra, vërehet se kemi të bëjmë me kompani të njëjtë dhe se tenderi ka qenë i kurdisur që të fitojë kompania e njëjtë, por me ofertë për mbi 50,000 euro më të shtrenjtë. Arsye pse vetëm këto konsorciume janë vlerësuar si të përgjegjshme dhe të tjerat jo është fakti që komuna, 10 ditë pas publikimit të dosjes së tenderit kishte shtuar një kriter shtesë: certifikatë ISO DDS CEN TR 15128. Si duket komuna këtë dukuri e ka bërë që vetëm kompani të caktuara të mund t’i përmbushin këto kritere.

Mirëpo, shkelja më e rëndë është se standardi i vendosur nga komuna, nuk është aktiv që nga viti 2016. Në dosje të tenderit është shënuar që ky standard është i viti 2015, mirëpo në realitet është standard i vitit 2005./D+

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments