Agron Demi nga Instituti “GAP” ka krtikuar disa nga analistët që po dalin në debatet televizive në Kosovë.Ai me anë të një postimi ka treguar një storie të tij deri sa ishte tek berberi sot.
“Isha dëshmitar i një ngjarje komike sot. Sa isha tek berberi, në një kthinë aty, njëri nga ‘analistët’ e përnatshëm, po lidhej direkt me një televizion të Shqipërisë për tu prononcuar për ndërhyrjen e policisë në veri. Për pak minuta, ‘analisti’ filloi me strategjinë e intervenimit policor (‘përse nuk u intevenua në 5 të mëngjesit por në orën 10?!’), relacionet gjostrategjike dhe qëndrimet e Shtëpisë së Bardhë dhe Brukselit, llojin e mallrave të kontrabanduara dhe çka kontrabandohet ma shumë (‘pllazmakeksa”) e deri tek zgjedhjet lokale të dielës. Berberët që ishin duke punuar nuk ishin të njejtit mendim, edhe tërë kohën duke e sjellur kokën në shenjë mospajtimi, kundërshtonin nën zë. Dorën në zemër, qëndrimet e berberit ishin më profesionale.”, thotë Demi në postimin e tij.
Demi beson se shumë më përmbajtësore do të ishin debatet televizive me taksistë e berberë se sa me analistë