Monday, November 25, 2024
HomeLajmeDeliu-Kodra: Arrestimi i Hasan Krasniqit dhe zyrtarëve tjerë të pushtetit, dëshmi për...

Deliu-Kodra: Arrestimi i Hasan Krasniqit dhe zyrtarëve tjerë të pushtetit, dëshmi për një qeverisje korruptive

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu- Kodra, në një konferencë për media ka thënë se Qeveria Kurti 2 është “karakterizuar me afera dhe skandale të shumta korruptive, të cilat kanë dëmtuar tejet shumë shtetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”.

Ajo ka përmendur arrestimin e Kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Gjakovë, Hasan Krasniqi.

“Fillimisht, zgjedhja e tij si Kryeshef ka qenë në kundërshtim me ligjin për Ndërmarrjet Publike, pasi që i njëjti parasheh që zyrtarët e lartë të ndërmarrjeve publike të jenë të pavarur, pra të mos kenë angazhime politike në 36 muajt e fundit. Ndërsa, tani, ai është edhe i dyshuar për vepra të tjera penale”, ka thënë Deliu-Kodra.

Më pas, deputetja Deliu-Kodra ka përmendur edhe arrestimin e Besnik Mujecit, Nagip Krasniqit, Faruk Mujka, Ridvan Muharremit.

“Besnik Mujeci: asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, i arrestuar në Shqipëri me 11 mijë e 300 tableta ekstazi, me vlerë tregu rreth 400 mijë euro. Nagip Krasniqi: Ish-drejtuesi i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, tani Kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës, i arrestuar nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesi. Nënshkrim i kontratave të dyshimta në vlerë prej miliona eurove. Faruk Mujka: Ish-nënkryetar i Komunës së Mitrovicës gjatë mandatit të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilin, mediat kanë raportuar se si Komuna e Mitrovicës në kohën sa udhëhiqej nga Agim Bahtiri, vendosi që sallën e leximit të bibliotekës në Mitrovicë ta shndërrojë në kafiteri Ridvan Muharremi: Mik dhe bashkëpunëtor  i Vetëvendosjes, i cili është i përfshirë në skandalin e keqpërdorimit të rezervave shtetërore. Mbi 600 mijë euro është dëmi që Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se i është shkaktuar buxhetit të shtetit”, ka thënë Deliu-Kodra.

Deliu Kodra për ambasadorin Martin Berishaj ka thënë se “është kupola e gjithë këtyre keqpërdorimeve”.

“Ambasadori Berishaj, si e dini, është përfshirë në një skandal të madh rajonal financiar në tregtimin e energjisë elektrike, i cili dyshohet se peshon miliona euro, ndërsa vet ambasadori Berisha dyshohet se ka përfituar 600 mijë euro nga filiali i  kompanisë GEN-I, me seli në Beograd”, ka thënë ajo.

“Në dritën e këtyre zhvillimeve dhe kësaj qeverisje, e cila ka qenë tejet dëshpëruese, e paaftë dhe, në esencë korruptive, natyrisht edhe raportet ndërkombëtare për vendin tonë nuk kanë se si të jenë as të mira dhe as pozitive. Raporti i fundit i 29 shkurtit nga Freedom House, ka vlerësuar se Kosova është vend “pjesërisht i lirë”.  Sipas këtij raporti kredibil amerikan, me bazë në Ëashington, institucionet e Kosovës mbesin të dobëta dhe korrupsioni i shfrenuar ka shkaktuar mosbesim të thellë publik ndaj Qeverisë”, ka thënë Deliu-Kodra.

“Tashmë janë bërë 8 muaj që Kosova edhe zyrtarisht është nën sanksione nga Bashkimi Evropian – ku po mbeten të bllokuara qindra-miliona euro investime për shtetin tonë”, ka thënë ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments