Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaDeliu ironizon me deklaratën e Bislimit – Kjo mund të jetë e...

Deliu ironizon me deklaratën e Bislimit – Kjo mund të jetë e vërtetë vetëm nëse e keni shkarku Donikën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka ironizuar me deklaratën e zv.kryeministrit Besnik Bislimi, ku tha se Qeveria Kurti është Qeveria më pro UÇK-së

Deliu ka shkruar në Facebook se kjo mund të jetë e vërtetë vetëm nëse është shkarkuar zëvendësja e Kryeministrit Albin Kurti, Donika Gërvalla.

“Zv. kryeministri Besnik Bislimi e tha sot në Kuvend se “Qeveria Kurti ështe Qeveria më pro UÇK ”…. Kjo mundet me qene e vërtetë vetëm nëse e keni shkarku zëvendësen e Kurtit, Donikën?”, ka shkruar Deliu.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, i cili sot ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane, ka deklaruar se Qeveria Kurti është Qeveria më pro UÇK-së.

Këto deklarata të Bislimit vinë pas shkrimit të medias zvicerane lidhur me vrasjet e pasluftës ku thuhet se kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla “kërkon që shumë vrasje të pasluftës në vend të zgjidhen. Pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, UÇK”.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments