Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay me delegacion ka filluar sot vizitën zyrtare në Kosovë ku takimin e parë e kanë zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës me kryetarin Memli Krasniqi.
“Mysafirët i njoftova me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe rrugën më të mirë përpara për vendin, drejt integrimit euro-atlantik e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike”, ka thënë kreu i PDK-së Memli Krasniqi.
Ai e ka falënderuar zëvendësministrin Bozay për interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të Turqisë, për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit.
“Thellimi i bashkëpunimit mes dy vende tona në fusha të ndryshme është në funksion të miqësisë me vendeve tona dhe fuqizimit të shtetit tonë”, tha Krasniqi.
Postimi :