Monday, November 25, 2024
HomeLajmeDel para gjykatës shqiptari që vrau gruan, sulmohet nga familajrët e 31-vjeçares

Del para gjykatës shqiptari që vrau gruan, sulmohet nga familajrët e 31-vjeçares

Florand Shehu, që ka pranuar se ka vrarë gruan e tij Anisa Shehu, ka dalë para gjykatës në Athinë.

I rrethuar me policë dhe me pranga në duar 39-vjeçari është parë teksa është futur në gjykatë.

Para godinës së gjykatës ai është pritur me protesta nga familjarët e Anisës, të cilët e kanë sulmuar. Siç shihet nga fotografitë e publikuara nga mediat greke, 39-vjeçari është mbrojtur nga policët.

Të inatosur nga krimi i rëndë që Shehu ka kryer, familjarët e Aniës kanë tentuar që ta dhunojnë atë dhe kanë hedhur sharje e fyerje kundër tij.

Një ditë më parë mediat vendase kanë publikuar detaje tronditëse nga krimi i rëndë. Në dëshminë e tij Florand Shehu ka treguar se e ka vrarë gruan nga xhelozia.

Siç citohet nga mediat ai ka thënë se e kishte qëlluar me thikë Anisën kur ajo ishte në gjumë dhe e kishte mbytur me duar që të mos bërtiste.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments