Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili triumfoi në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, si kandidat për shef të shtetit dhe në zgjedhjet parlamentare, në reagimin e parë mbrëmë, nuk ka sinjalizuar ndryshime në politikën e jashtme të shtetit të tij.
Ai ka theksuar se Serbia do ta ndjekë rrugën europiane dhe raportet e mira me aleatët tradicionalë, pa përmendur Rusinë e Kinën.
“Për ne është pyetje e madhe se ëfarë duam të bëjmë me vendin tonë në periudhën në vijim. A duam ta vazhdojmë modernizimin e saj? A duam të kujdesemi sesa do të kemi investime direkte? A do ta ruajmë paqen dhe stabilitetin? Mund të them se do të kujdesem që Serbia të vazhdojë që të shkojë në këtë drejtim. Besoj se para nesh ka shumë sfida, por për Serbinë më e rëndësishmja është që të ketë raporte të mira në rajon, ta vazhdojë rrugën e saj europiane, por njëkohësisht të mos i prishë lidhjet me miqtë tradicionalë”, ka thënë Vuçiq.