Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeDebati për raportin e progresit shtyhet për seancën e ardhshme

Debati për raportin e progresit shtyhet për seancën e ardhshme

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së sotme plenare, pas dështimit të miratimit edhe të tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Legjislativi nuk pati kuorum për t’i miratuar të njëjtat, megjithëse gjatë ditës së sotme pozitë dhe një pjesë e opozitës u bënë bashkë për t’i kaluar disa nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Kësisoj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbylli punimet e seancës së sotme, rrjedhimisht shtyu edhe debatin për raportin e progresit për Kosovën.

Konjufca tha se ky debat do të mbahet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e radhës./KP

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments