Kuvendi I Kosovës ka njoftuar se debati parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të nis nga ora 12:00.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media, dje tregoi se debati do të jetë i përqendruar në dy pika, për borxhet e kompanive ambalazhuese të ujit dhe publikimet e mesazheve që pretendohet të jenë bisedat ndërmjet koordinatores së komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.