Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Kompania “ Lunari Company” Sh.p.k. Komogllavë, Ferizaj, në bashkëpunim me Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, organizojnë:

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis , Bazë për prodhimin e asfaltit në Varosh, Ferizaj.

 

 Njoftohet publiku i interesuar se më datën 05.01.2022 në ora 10:00 në zyret e Kompanisë “ Lunari Company” Sh.p.k. Komogllavë, Ferizaj e cila gjendet në Varosh-Ferizaj rruga magjistrale Ferizaj-Grlicë do të organizohet debat publik nga Kompania “ Lunari Company” Sh.p.k. Komogllavë, Ferizaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës. Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Bazën për prodhimin e asfaltit në Varosh, Ferizaj Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM Linku: https://us04web.zoom.us/j/75578603588?pwd=aEFwWVNod1JxK0xrO GhkWmJWeHBmQT09

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.