Tuesday, November 26, 2024
HomePublikime/KonkurseDebat Publik - “Fluidi group LLC” Sh.p.k

Debat Publik – “Fluidi group LLC” Sh.p.k

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Fluidi group LLC” Shpk, Velekincë, Gjilan në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:

                                DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Kompaninë “Fluidi group LLC” Shpk, Velekincë, Gjilan, fabrika për prodhiminrafinimin e vajit ushqimorë dhe margarinës në Velekincë

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 15.09.2023 në ora 10:00 në hapësirat Shkollës Fillore “Mulla Idriz Gjilani“, Velikincë, Komuna Gjilan, do të organizohet debat publik nga Kompania “Fluidi group LLC” Shpk, Velekincë, Komuna Gjilan, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM Zoom: Join Zoom Meetinghttps://us04web.zoom.us/j/73916966491?pwd=QmZ197EZt6Q1K6CpSoz1ydXwquLHd5.1
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Fluidi group LLC” Shpk, Velekincë, Gjilan, fabrika për prodhimin-rafinimin e vajit ushqimorë dhe margarinës në Velekincë.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2 Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin vnm.komente@rks-gov.net
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments