Daut Haradinaj, kandidat i AAK’së për kryetar të Prishtinës ka kërkuar votën e qytetarëve të Prishtinës.
Tha se në Prishtinë jeton prej vitit 1996-1997.
“Prishtina përbëhet prej tre shtyllave të shoqërisë. Prishtina e studentëve. Mbi 40 mijë studentë vijnë në kryeqytet, pjesa më e madhe janë këtu të përhershëm, një pjesë e vogël e tyre kthehet pas. Pastaj është Prishtina e prishtinalive, që me të vërtetë janë njerëz që unë jam munduar me i përfshi edhe në lista dhe në program dhe me i trajtu dhe është Prishtina administrative. Ministrat vijnë e shkojnë me alarma. Mendoj se të gjithë këtu përballemi me problemin e njëjtë të secilit që jeton në kryeqytet. Nëse s’ka rrymë ose trafiku i dendur nuk e pyet dikë a je student, a je vendas a nga je. Problemi është i njëjtë”, shpjegoi Haradinaj në emisionin “Pressing” në T7.
“Publikisht po i thirri të gjithë ata që s’janë lind në Prishtinë që të më qesin votën. Smë vynë më shumë”, shtoi ai duke qeshur.
“Shumica s’janë të lindur në Prishtinë”, ia ktheu gazetari Valon Syla.