Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaDASH: SHBA s’e mbështet asnjë përpjekje për të ndryshuar statusin e Urës...

DASH: SHBA s’e mbështet asnjë përpjekje për të ndryshuar statusin e Urës së Ibrit në këtë fazë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se “nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të Urës së Ibrit”.

DASH po ashtu ka potencuar se hapja e urës në këtë fazë rrit potencialin për dhunë dhe mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve paqeruajtës të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), përfshirë ata amerikanë.

“Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin aktual të urës së Mitrovicës në këtë kohë”, ka thënë një zëdhënës i DASH-it.

“Hapja e urës për trafikun e automjeteve tani rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it – përfshirë amerikanët – të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë këtë veprim të pakoordinuar, të njëanshëm dhe ta diskutojë këtë çështje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha zëdhënësi i DASH për Pavlovic Today.

Edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë së martës tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha ambasadori amerikan.

“Shpresa jonë është që Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”, shtoi ai.

Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe atë të Veriut me shumicë serbe.

“Çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje e cila është përmbyllur sa i përket Brukselit në vitin 2016-2017 dhe ura duhet të hapet. Ne dëshirojmë lëvizje të lirë të qytetarëve edhe sundim të ligjit edhe paqe dhe siguri. Nga pikëpamja jonë ajo çfarë duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë e urës”.

“Njëherë duhet ta presim raportin, kur ta shohim e vlerësojmë se sa është e qëndrueshme ura. Nuk e kam parë sepse si ka ardhur ende MAPL-së. Nuk është çështje diskutimi është çështje hapje. Në vitin 2016 janë përmbyllur te gjitha diskutimet dhe është thëne se ura duhet të hapet më 20 janar 2017. Tash nuk jemi as në janar as në 2017. Jemi në gusht 2024”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments