Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeDarka e “Ekipit të Unitetit” te Ambasadori amerikan, deklarohet Enver Hoxhaj

Darka e “Ekipit të Unitetit” te Ambasadori amerikan, deklarohet Enver Hoxhaj

Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj, pjesë e “Ekipit të Unitetit” që ishte pjesë e bisedimeve të Vjenës gjatë viteve 2006-2007, ka shkruar në Facebook pasi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i mblodhi të martën.

Hoxhaj e përshkroi këtë përbërje si uniteti që e solli pavarësinë e Kosovës.

“Uniteti politik bëri fuqinë dhe solli pavaresinë e Kosovës më 2008. Në negocitata e Vjenës për pavaresinë e Kosovës ishim së bashku me Ambasadorin e ShBA-së, Jeff Hovenier, Fatmir Sejdiun, Skender Hysenin, Agim Çekun, Lutfi Hazirin, Ardian Gjinin, Veton Surroin, Ylber Hysajn e Blerim Shalën. Mbrëmë, përsëri, me ftesë të ambasadorit Hovenier, u takuam në Prishtinë. Kosova është me fat për miqësinë që ka me ShBA-në!”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Hovenier bëri të ditur mbrëmë se gjatë takimit u kujtua e kaluara, udhëheqja e Marti Ahtisaarit dhe arritjet e Kosovës.

Në “Ekipin e Unitetit” ishin shumë fytyra të njohura që ende merren me politikë dhe kanë pozita vendimmarrëse. Ndër ta kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, pastaj ish-presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, gazetari Veton Suroi, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, pastaj Skender Hyseni, Blerim Shala etj.

“Ekipi i Unitetit” negocionte me një palë nga Serbia nën ndërmjetësimin e “Grupit të Kontaktit” në të cilin bënte pjesë edhe Marti Ahtisaari. Në to bisedohej për statusin final të Kosovës, por ato dështuan pasi pala serbe nuk pajtohej me propozimet. Këto bisedime i paraprinë shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments