Kombëtarja e Kosovës U15 ka zhvilluar sot miqësoren e dytë me Kombëtaren e Shqipërisë të kësaj grupmoshe në “Kukës Arena”.
Derisa në ndeshjen e parë djelmoshat e përzgjedhësit Ilir Nallbani kishin shënuar fitore (2:1), në miqësoren e dytë pësuan humbje me rezultat 1:0.
Golin e vetëm të kësaj ndeshje e shënoi Oliver Blini, në minutën e 30-të.
I njëjti lojtar kishte mundësi të shënonte edhe golin e dytë në ndeshje, por gjuajtjen e tij nga penalltia në minutën e 30-të e priti portieri Ismail Hasimi.
Gjithsesi, këto dy miqësore i shërbyen përzgjedhësit Nallbani për të testuar futbollistë që janë perspektivë për ekipet e tjera zinxhirë në të ardhmen.
Të gjithë lojtarëve të grumbulluar iu dha mundësia për ta treguar potencialin e tyre.