Sunday, November 24, 2024
HomeSport“Dardanët” i drejtohen MSH-së: Lejoni 100% të kapacitetit të stadiumit për ndeshjen...

“Dardanët” i drejtohen MSH-së: Lejoni 100% të kapacitetit të stadiumit për ndeshjen kundër Gjeorgjisë

Kosova do të përballet me Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri” të martën nga ora 20:45.

 

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Suedinë si mysafire, ndërsa tre ditë më vonë më 11 tetor e pret në shtëpi Gjeorgjinë.

Në vendimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ndeshjet e futbollit mund të jenë të pranishëm vetëm 30% e kapacitetit të stadiumit.

Mirëpo, ky numër nuk është i mjaftueshëm për tifozët e Kosovës ‘Dardanët’ të ciët i kanë bërë thirrje Minstrisë së Shëndetësisë që të lejojë kapacitetin e plotë të stadiumit për duelin me Gjeorgjinë.

Ishte kryetari i ‘Dardanëve’, Luli Berisha që përmes një postimi ka bërë të ditur kërkesen e tyre.

Ky është postimi i plotë i kryetarit të tifo-grupit ‘Dardanët’ në llogarinë e tij në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments