Dardan Cena është eliminuar qysh në raundin e parë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Antalia të Turqisë.
Xhudisti kosovar u ndal në luftën e parë, duke pësuar nga holandezi, Koen Heg, shkruan Gazeta Express.
Cena ishte duke avancuar me një waza-ari, por Heg arriti një IPPON në minutin e fundit të duelit, duke e lënë xhudistin nga Kosova të zhgënjyer.
Cena u paraqit në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Në të njëjtën kategori po garon edhe Akil Gjakova, që pas pak do të luftojë në raundin e dytë.