Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është deklaruar pas humbjes nga Drenica.
Dukagjini pësoi humbje në shtëpi nga Drenica me rezultat 1 – 2.
Pas ndeshjes, Dallku tha se nuk ishte i kënaqur me pjesën e parë dhe beson që ia kanë falur të dy golat skuadrës së Drenicës.
“Nëse e shohim gjithë ndeshjen një gol i tillë vendosi ndeshjen nga një ndërprerje dhe kjo është e pafalshme dhe gjithçka vështirësohet. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë pasi i kemi falur të dy golat”.
“Kjo ndeshje do të jetë mësim për ne pasi nuk ka përfunduar asgjë dhe do të kemi kohë t’i rregullojmë gabimet të cilat i kemi bërë”, nënvizoi ai.
Dukagjini në dy takimet e para ka arkëtuar vetëm një pikë.