Dukagjini dhe Gjilani kanë ndarë pikët në kudër të xhiros së 12-të në BKT Superligën e Kosovës.
Ishte një ndeshje shumë interesante dhe dramatike në Klinë, por në fund dy klubet u desh të kënaqen me nga një pikë.
Pas ndeshjes trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka folur, duke thënë se skuadra e tij meritoi më shumë nga kjo sfidë.
“Meriatum më shumë, por për pak sa nuk humbëm edhe këtë pikë. Dëshira e të gjithëve ishte që të jepnim gol”.
“Më gëzon fakti që lojtarët po e kryejnë detyrën sikurse edhe jemi pajtuar. Nuk e kemi lënë që të rrezikojmë shumë, neve na mbetet punë për të bërë. Me një angazhim të tillë, mund të dalim nga fundi i tabelës”, tha Dallku.
Tutje trajneri vushtrrias i Dukagjinit deklaruar se janë ndëshkuar shumë herë me penallti këtë sezon.
“Më pengon fakti që jemi pezulluar disa herë nga penalltitë këtë sezon, për një shtyrje të vogël për një prekje të vogël, jemi duke u penalizuar. Loja e futbollit është një lojë burrash dhe ashtu duhet të luajmë”, tha Dallku.