Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaDalja nga institucionet e Kosovës, mediat në Beograd raportojnë se Vuçiq foli...

Dalja nga institucionet e Kosovës, mediat në Beograd raportojnë se Vuçiq foli tërë natën në telefon me Listën Serbe

Mediat serbe kanë raportuar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka folur tërë natën në telefon me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Kjo vjen pas paralajmërimeve të Listës Serbe për dalje nga insticionet e Kosovës, shkaku i shkarkimit të drejtorit të Policisë në veri, Nenad Gjuriq.

Madje, sipas “Blic” serb, Vuçiq sot do t’i informojë BE-në dhe SHBA-në për qëndrimin e tyre në lidhje me situatën në Kosovë.

“Direkt dhe në telefon bisedimet kanë zgjatur deri në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm, serbët janë të indinjuar, kashta e fundit ka qenë shkarkimi i drejtorit rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq, për të cilin Albin Kurti nuk ka asnjë autoritet. Nuk mund ta shkarkojë”, raportojnë mediat serbe duke u thirrur në burime, raportime këto që janë përcjellur edhe nga mediat lokale serbe të veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments