Nesër zhvillohet ndeshja shumë e rëndësishme për Shqipërinë.
Kombëtarja e Shqipërisë e pret nesër në “Elbasan Arena” San Marinon nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ‘kuqezinjtë’ që do të hyjnë në këtë ndeshjes pas triumfit fantastik ndaj Hungarisë.
Tani ekipi i Edy Reja kërkon të arkëtojë edhe tre pikë të tjera që do ti mbajnë në garë për vendin e dytë, pozitë kjo që siguron Play-Offin e kualifikimeve.
Tashmë kanë dalur edhe biletat në shitje për këtë ndeshje, çmimi i tyre dallon varësisht nga pozita e tribunës.
Çmimi më i lirë i biletave është 500 lekë, ndërsa më e shtrenjta është ajo VIP që mund të blihet për 10 mijë lekë.