Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaDaka qesh me akuzat e Osmanit për ndërhyrje në vendimet e PZAP-së:...

Daka qesh me akuzat e Osmanit për ndërhyrje në vendimet e PZAP-së: Është për të ardhur keq

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, sot ka dërguar te Avokati i Popullit kërkesën e saj për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e saj nga pozita e kryetares në KQZ.

Daka ka thënë se shumë akuza ndaj saj kanë qenë të pavërteta dhe pa bazë ligjore.

Ajo ka qeshur me akuzat e presidentes Vjosa Osmani e cila mbrëmë ka deklaruar se Daka ka ndërhyrë në vendimet e PZAP-së, duke thënë se kjo do të përbënte vepër penale.

“Është për të ardhur keq kur një juriste, sidomos kur flet e para e shtetit se unë kam ndërhyrë në vendimet e PZAP-së. Të ndërhysh në vendimet e një institucioni të pavarur është vepër penale, për më tepër nëse presidentja ka dijeni për ndonjë ndërhyrje time të paligjshme atëherë është dashur të bëj kallëzim penal e jo të më shkarkojë”, ka thënë Daka.

Në fund, Daka ka thënë se i mbetet institucionit të Avokatit të Popullit ta shqyrtojë kërkesën e saj, pasi që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë qenë të gatshëm që të mbledhin nënshkrimet për ta dërguar vendimin e presidentes në Kushtetuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments