Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaDaja i katër vjeçarit që u mbyt në kanalin e Ibër Lepencit,...

Daja i katër vjeçarit që u mbyt në kanalin e Ibër Lepencit, rrëfen për ngjarjen e rëndë: Shkoi për të kullotur lopën

Daja i 4 vjeçarit i cili u gjet i vdekur në kanalin e Ibër Lepencit tregon në detaje se si kishte ndodhur ngjarja.

Sipas tij fëmija kishte qenë duke u kujdesur për lopët së bashku me djalin e hallës së tij disa metra larg shtëpisë, derisa kishte rrëshqitur dhe kishte ta ra në kanal.

“E kanë marrë lopën së bashku me një nip të vetin, djalin e hallës. Djali u afrua afër kanalit ka rrëshqitë dhe ka rënë në të”, ka thënë daja i viktimës në një paraqitje për mediat.

Ai ka falënderuar FSK-në dhe të gjithë ata që kanë dalë për të kërkuar trupin e vogëlushit që u gjet gjatë së martës.

“Unë apeloj të gjithë që të vendosin një lloj mburoje te kanali pasi që sot i ka ndodhur nipit tim, nesër dikujt tjetër”.

“Motra nuk është mirë. Po mundohemi ta qetësojmë. Inshallah do Zoti e i ndihmon. I ka edhe dy fëmijë tjerë, por evladi është i dhimbshëm”.

Rikujtojmë se 4 vjeçari kishte rënë në kanalin e Iber Lepencit mbrëmjen e së hënës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments