Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaDaçiq e qet Asociacionin si parakusht për zbatimin e marrëveshjes

Daçiq e qet Asociacionin si parakusht për zbatimin e marrëveshjes

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se nga 240 persona të angazhuar në Kombet e Bashkuara në emër të Serbisë, 108 ose 114 prej tyre janë shqiptarë.

Daçiq deklaroi se “këta shqiptarë janë në OKB si qytetarë të Serbisë dhe se deklarojnë se janë nga Serbia vetëm kur u duhet”.

“Unë thashë sa hipokritë jeni ju shqiptarët, nuk do të shkoni në Serbi, dhe keni mjel sa keni mundur dhe tani doni vendin tuaj”, tha Daçiq për “TV Pink”.

Daçiq tha se shqiptarët kanë shtetin e tyre – Shqipërinë. “Nëse Kosova mund të kërkojë dhe të marrë pavarësinë, pse Republika Srpska nuk mund të bëjë të njëjtën gjë”.

Daçiq, duke komentuar takimin e ardhshëm të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ka përsëritur se pa formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Kosovë, nuk ka zbatim të mëtejshëm të Marrëveshjes së Ohrit, që u arrit më 18 mars në Maqedoninë Veriore, nën ndërmjetësimit e BE-së.

“Por është e rëndësishme të tregohemi të zgjuar dhe të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen. Ne nuk kemi frikë nga (Albin) Kurti apo (Donika) Gërvalla, komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë frikë prej tyre”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments