Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaDaçiq, BE-së: Kosova po refuzon zbatimin e marrëveshjeve, kredibiliteti juaj në pikëpyetje

Daçiq, BE-së: Kosova po refuzon zbatimin e marrëveshjeve, kredibiliteti juaj në pikëpyetje

Kreu i diplomacisë serbe dhe një prej njerëzve të pushtetshëm në Serbi që ka lidhjet më të forta me Moskën, Ivica Daçiq, në një intervistë në TV Prva, ka thënë se “Kurti do të tentojë të shkaktojë incidente dhe përshkallëzim”.

Daçiq ka thënë se pavarësisht akuzave të Kurtit, “Serbia është ajo që është faktor konstruktiv”.

“Ata me siguri do të përpiqen të shkaktojnë disa incidente të reja, të përshkallëzohet situata dhe pastaj të qetësohen përsëri. Qëllimi i tij është që ne të rrotullohemi në rreth dhe ai vazhdimisht të akuzojë Beogradin për pengim. Mendoj se duhet të jetë e qartë për të gjithë se është Serbia është faktori konstruktiv”, ka thënë Daçiq.

Daçiq tutje ka thënë se refuzimi për të zbatuar atë që është nënshkruar 10 vite më herët, vë në pikëpyetje edhe kredibilitetin e BE-së si ndërmjetësuese në dialog.

“Nëse keni një udhëheqje të tillë që nuk dëshiron të zbatojë atë që është nënshkruar dhjetë vjet më parë dhe nëse komuniteti ndërkombëtar hesht për këtë, atëherë ne nuk jemi vërtet të gatshëm për atë lloj shantazhi”, ka thënë Daçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments