Pothuajse është mbyllur gjithçka, Cristiano Ronaldo është rrugës për në Manchester City.
Sipas mediave angleze e italiane, Juve dhe City kanë arritur marrëveshje për 25 milionë euro.
Derisa raportohet se CR7 është pajtuar për një kontratë dy vjeçare, deri më 2023.
Do të jetë një goditje e madhe për Manchester Unitedin, klubin ku ka shkruar historinë.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në të vërtetë, pasi spekulimet janë nga më të ndryshmet.
Në anën tjetër, Fabrizio Romano publikoi caste më parë foto të Mendes me të arritur në Porto, pas diskutimeve me Juven dhe Cityn për një arritje të një marrëveshje të menjëhershme.
Sipas Romanos, ende nuk është mbyllur asgjë, City do të ketë fjalën e fundit, Juve kërkon deri në 30 milionë euro.
Wayne Rooney gjithashtu ka folur për këtë transferim të mundshëm të CR7 te rivali i Man United.
Për shkak të historisë me Djajtë e Kuq, ai shpreson që të mos ndodhë.