Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar ish të dërguarit të Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
Cramon reagoi pasi Grenell tha se Trump e vuri në funksion stacionin e ri të kalimit në pikën kufitare në Merdare.
Ajo tha se një gjë e tillë do të ishte mirë, nëse do të ishte e vërtetë.
“Pika kufitare në Merdare u ndërtua nga 6 milionë euro, para të taksapaguesve të BE-së. Herën tjetër, në vend që të riemërtoni Liqenin e Ujmanit, sillni edhe pak para”, ka shkruar Cramon.
Would be nice if it was true.
Merdare CC point was built by 6m euro of EU taxpayers' money.
Next time instead of renaming the Gazivode lake bring some money, too. https://t.co/cI8QZcxwB0
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) November 11, 2021
Ky reagim erdhi pasi Grenell kaloi përmes pikës kufitare në Merdare për në Serbi, duke thënë se këtë pikë e vuri në funksion Trump.
“Donald Trump e vuri në funksionim këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik që ai arriti”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Twitter.