Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë ndër personat më të flitur.
Jo vetëm për paraqitjet dhe golat për Man Unitedin, por edhe sepse ka qenë viktimë e një vjedhje të madhe.
Siç raporton “Jornal de Noticias”, portugezi u mashtrua nga një agjenci udhëtimi, ku i kishte besuar kartelat dhe kodet që nga shkurti i 2007 deri në qershor të vitit 2010.
Në detaje, ish yllit të Juventusit, i janë vjedhur 288 mijë euro.
Por, kjo nuk është e gjitha. CR7 nuk është viktima e vetme, ngase edhe të tjerë janë mashtruar për disa vite.
Agjenti i portugezit Jorge Mendes dhe futbollistët Nani dhe Manuel Fernandes gjithashtu kanë humbur se bashku 350 mijë euro.
Autori i mashtrimit, një 53-vjeçar u dënua nga gjykata e Portos në vitin 2017 me katër vite burg, pastaj u pezullua për të kompensuar dëmin me pagesë mujore ndaj ish punëdhënësit të saj, i cili atëherë veçse kishte vjedhur shumë të lartë nga CR7.