Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaÇ’po ndodh në Poloni, rastet me Covid rriten rreth 70 për qind...

Ç’po ndodh në Poloni, rastet me Covid rriten rreth 70 për qind për një javë

Rastet ditore të koronavirusit në Poloni janë rritur për rreth 70 për qind në javën e kaluar dhe kanë shkuar në mbi 2.000 në ditë. Një zëvendësministër polak paralajmëroi se këto të dhëna janë dritë e kuqe.

Shërbimi shëndetësor në Poloni ka qenë buzë kufijve në pranverë shkaku i valës së tretë të pandemisë, kur rastet ditore ishin mbi 35.000, por autoritetet besojnë se vaksinimet do të ndihmojnë për kontrollimin e numrit të infeksioneve këtë vjeshtë.

“Të dhënat e sotme janë një dritë e kuqe që sillet shpejt”, tha zëvendësministri polak i Shëndetësisë, Waldemar Kraska.

“Ky është momenti i fundit kur duhet të vaksinohemi, sepse vala e katërt përfundimisht është duke u përshpejtuar dhe kjo po ndodh në rajonet ku numri i personave të vaksinuar është më i ulëti”, shtoi ai.

 

 

Muajve të fundit, programi i vaksinimit në Poloni është ngadalësuar dhe shumë njerëz në rajonet lindore e jugore kanë vendosur që të mos vaksinohen.

Megjithatë, Kraska tha se qeveria nuk është duke planifikuar që t’i kthejë në fuqi kufizimet e gjera në jetën publike, të cilat janë marrë në fazat e mëhershme të pandemisë.

“Nuk planifikojmë ndonjë kufizim ndaj ekonomisë. Nëse e bëjmë këtë, do t’i saktësojmë, në nivel distriktesh, qytetesh”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments