Mesfushori brazilian nuk është duke kaluar aspak periudhë të mirë te gjiganti spanjoll.
Philippe Coutinho nuk ka arritur asnjëherë të shfaq më të mirën e tij te Barcelona prej kur u transferua nga Liverpooli.
Ardhja e Xavi Hernandez në krye të ekipit duket se ka motivuar mesfushorin të jap maksimumin e tij, por koha e tij tani është e limituar.
Sipas mediave spanjolle, pesë ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e Coutinhos te Barça.
Braziliani duhet të tregojë më të mirën e tij në ndeshjet kundër Betisit, Bayernit, Osasunës, Elches dhe Sevillës.
Nëse mesfushori nuk tregon paraqitje të mira në këto duele, largimi i tij në merkaton e janarit do të ishte i pashmangshëm.