Sulmuesi i Interit është i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Joaquin Correa u inkuadrua për herë të parë si startues në formacion e Interit ndaj Bolognës.
Megjithatë, ai u detyrua të lë fushën në min e 29’ për shkak të një lëndimi të pësuar.
Por lëndimi i tij duket se nuk është serioz, pasi sipas mediave italiane ai do të jetë në formacion për ndeshjen e radhës ndaj Atalantas.
Interi do të ballafaqohet me Atalantan të shtunën nga ora 18:00, në këtë duel Correa pritet të jetë në sulm së bashku me njërin mes Lautaro Martinez dhe Edin Dzekos.