Le të mos ju kalojë kjo kreshmë e që së paku një herë të mos përgatisni këtë gjellë fenomenale 

Përbërësit:

▪ 1 kg peshk
▪ 3 koka qepë
▪ 300 gr spec të grirë
▪ 300 gr domate të zier
▪ pak vaj, erëza bimësh të thara
▪ kripë, piper

Përgatitja:

1. Peshkun e pastruar nga halat dhe të copëtuar në copëza vëreni në tigan, hidhni kripë, vaj dhe piqeni në furrë të nxehtë.

2. Kur të jetë gjysmë e pjekur shtoni perimet e grira, hidhni domaten e zier, hidhni erëzat dhe piperin dhe futeni sërish në furrë që të përfundojë pjekja.

Shërbejeni të nxehtë.

Ju bëftë mirë,