Friday, January 31, 2025
HomeLajmeKosovaÇmimet e larta, në Kroaci sot bojkotohet gjithçka

Çmimet e larta, në Kroaci sot bojkotohet gjithçka

Të enjten në Kroaci ka filluar bojkoti javor i zinxhirëve të shitjes me pakicë – Lidl, Eurospin dhe DM, si dhe produkteve: Coca-Cola, pijet tjera të gazuara, ujit në shishe dhe detergjenteve.

Por, të premten bojkotohet gjithçka. Platforma “Përshëndetje, Inspektor”, e cila po organizon bojkotet, ka bërë thirrje për konsumatorët që të mos blejnë asgjë askund sot, raportoi Index.

“Bojkot njëditor. Për gjithçka. Sot ne nuk po blejmë asgjë. As fizikisht e as online. Ne nuk po paguajmë asgjë”, shkruhet në njoftimin e saj.

E bojkoti i javës së kaluar ka dhënë efektet e para në Kroaci. Një prej zinxhirëve më të mëdhenj të marketeve atje, “Konzum”, ka ulur çmimet në rreth 250 produkte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments