Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaÇka thotë vendimi i Gjykatës për pagesën e rrymës në katër komunat...

Çka thotë vendimi i Gjykatës për pagesën e rrymës në katër komunat në veri?

Të hënën Gjykata e Prishtinës e ka anuluar si të kundërligjshëm vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) që t’i paguhet rryma elektrike katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për periudhën 2012-2017.

Ky vendim i gjykatës vjen pas ankesës së dorëzuar nga Avokati i Popullit. Por çka thotë aktgjykimi i Gjykatës së Prishtinës?

Gjykata ka theksuar se Avokati i Popullit kishte nisur këtë çështje fillimisht pas një shkrimi në media dhe pas hetimeve të kryera dhe përgjigje të marra nga i padituri, më datën 15 gusht të vitit 2017 kishte ushtruar padi.

Katër pikat në të cilat është bazuar padia e Avokatit të Popullit ka qenë: ZRrE urgjentisht të ndal praktikat e kundërligjshme të faturimit të energjisë elektrike të shpenzuar në veri tek konsumatorët në pjesën tjetër të vendit, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me ZRrE-në dhe KEDS-in të gjejë një mënyrë alternative për t’iu shmangur humbjeve në veri të vendit, ZRrE në pajtim me ligjin të nxjerrë një vendim me anë të cilit do të miratohej zbritja e tarifave deri në atë masë që do të mundësonte kompensimin e konsumatorëve të cilët, sipas tyre, padrejtësisht janë faturuar dhe vazhdojnë të faturohen për energjinë elektrike në katër komunat veriore.

Sipas Aktgjykimit të kësaj Gjykate, ZRRE në seancën e shqyrtimit kryesor ka theksuar se e kundërshton në tërësi atë çka ka deklaruar Avokati i Popullit.

Sipas ZRrE-së, bordi duke u bazuar në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë është i obliguar apo më saktësisht nenin 48, paragrafi 3 pika 3.3, që ndërmarrjet i rregullon t’i lejojë një nivel të arsyeshëm të humbjes në sistemin e shpërndarjes së distribucionit dhe transmisionit dhe duke u bazuar në kompetencat e dhëna për Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, bordi i ZRrE e ka përgatitur një raport në të cilin janë përshkruar në detaje niveli i arsyeshëm i humbjeve në Sistemin e Shpërndarjes.

Ndërsa, sipas këtij aktgjykimi Gjykata në këtë çështje i ka dhënë mundësi edhe KEDS-it që të marrë pjesë në këtë procedurë, duke e cilësuar si palë interesit, por ata nuk janë përgjigjur Gjykatës në asnjë mënyrë.

Gjykata po ashtu ka vlerësuar kërkesën e Avokatit të Popullit në përputhje me nenin 43, 44 dhe 46 të Ligjit për Konfliktet Administrative dhe provave të administruara në seancën e shqyrtimit kryesor, ku ka gjetur se kërkesëpadia e paditësit është e bazuar.

Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, ZRrE kishte sugjeruar që të konsultohet publiku para vendosjes definitive të cakut për 3 vitet pasuese.

“Nga vendimi i kontestuar Gjykata gjen se ai përmban të meta të tilla për shkak të të cilave nuk mund të shqyrtohet ligjshmëria e tij. Të metat e tilla qëndrojnë në shkeljet thelbësore të dispozitave të Ligjit për Procedurën Administrative”, thuhet më tej.

Sipas Gjykatës, akti i kundërshtuar është juridikisht i paqartë dhe kundërthënës me vetveten dhe me arsyetimin e tij, pasi nuk janë dhënë arsye mbi faktet vendimtare që e kanë kundërshtuar marrjen e tij.

Aktgjykimi thekson se në arsyetimin e aktit është dhënë një formulim i përgjithshëm dhe abstrakt ku thuhet “pas konsultimit me publikun , në mbledhjen e mbajtur më 29 dhjetor 2011, bordi i ZRrE ka miratuar vlerat indikative për reduktimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes dhe vlerën indikativë të mesatares së ponderuar të kostos së kapitalit.

Gjykata thotë se nga arsyetimi i vendimit të kontestuar, ka vërejtur se i padituri vetëm ka bërë citimin e vendimit të bordit të ZRrE-së të datës 29 dhjetor 2011 dhe shkresën e këshilltarëve të Qeverisë për Transaksionin e KEDS-it të datës 24 janar 2012, duke konstatuar se “bordi i ka shqyrtuar dhe pjesërisht i ka marrë në konsideratë kërkesat e këshilltarëve dhe ka vendosur si në dispozitiv të këtij vendimi”, që sipas Gjykatës nuk është arsyetuar asnjë nga katër pikat e dispozitivit të vendimit të kontestuar me padi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments