Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se përparimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, është mënyra e vetme për paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon.
Në një postim në “Tëitter”, Presidenca turke, ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.
Sipas njoftimit, Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të kontribuojë në procesin e dialogut.
Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin ka diskutuar edhe për situatën e tensionuar në veri.
Kurti ka thënë se Erdoganit i ka përcjellur edhe shqetësimet e tij, siç ka shkruar ai, rreth “milicisë së dhunshme serbe” ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediave.
Gjithashtu, Kurti ka bërë të ditur se Erdoganin e ka uruar për rizgjedhjen president në zgjedhjet e fundit që u mbajën në Turqi
“Në një telefonatë me Presidentin Erdogan e urova për rizgjedhjen presidentit dhe diskutova marrëdhëniet tona bilaterale dhe ngjarjet aktuale. I përcolla shqetësimin e tij për dhunën e milicisë së dhunshme serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave. Në Republikën tonë, pushteti mund të merret vetëm me vote – asnjëherë me dhunë”, ka shkruar Kurti