Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka kritikuar politikën qeveritare për shpërndarjen e 100 euro gjatë fund-vitit për fëmijët dhe pensionistët.
Rukiqi ka thënë se me këto 60 milionë euro sa kushton kjo politikë do të krijoheshin 6 mijë vende të punës.
Pos kësaj ka deklaruar se do të mundësonin 60 Megavat të energjisë solare, 300 milonë euro rritje të eksportit.
”Sistemi Informativ Shëndetësor dhe një pjese te mire te pajisjjeve per klinikat ne QKUK”, ka shtuar Rukiqi teksa tregoi çka mund të bëhej me këto mjete.
“Ne vend te njërës prej veprimeve te lartecekura, Qeveria shperndan lemoshe, qe perkthehet ne dy qese te supermarketit, me mallra kryesisht nga imporiti”, ka deklaruar ai.