Vrasje, plagosje, therje me thika janë ngjarje të rënda që janë shpeshtuar së fundi në Kosovë.
Por, çka ka ndikuar në rritjen e këtyre rasteve?
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi thotë se sektori i sigurisë publike në vend është në rënie për shkak se ka një koncentrim të madh të institucioneve të sigurisë në komunat veriore të vendit.
Në një prononcim për IndeksOnline, eksperti i çështjeve të sigurisë ka thënë se ka mungesë të zyrtarëve policorë në vende që potencialisht mund të ketë probleme.
“Aktivitetet kriminale që kanë ndodhur në qendër të qytetit krijojnë një pasiguri edhe më të madhe për shkak edhe të vonesës së Policisë në reagim për tu përballur me kryesit e veprave”, ka thënë Gashi.
I pyetur se a do të duhej të kishte dorëheqje morale për shkak të ngjarjeve të fundit, ai ka thënë se në kushte normal është dashur të ketë reflektim nga menaxhmenti i lartë institucioneve siç janë ministria apo Policia
Kujtojmë se tre persona janë vrarë dhe disa janë plagosur ditëve të fundit në Kosovë.
Fillimisht një person është vrarë në Prishtinë, një në Klinë dhe një tjetër në Skenderaj. Përveç rastit në Skenderaj, kryesit e këtyre vepreve janë arresuar nga Policia e Kosovës./I